Janë nisur dje pasdite grupi i dytë dhe i tretë i besimtarëve shqiptarë, të cilët pritet të vizitojnë vendet e shenjta në Mekë dhe Medine për të kryer ritualin e Haxhit.

Besimtarët kanë lënë aeroportin e Rinasit dhe do të udhëtojnë për në Xhideh, dhe më pas në Mekë.

Besimtarët u përcollën nga kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj si dhe përfaqësues të tjerë të Komunitetit Mysliman.
Kryetari Bruçaj iu uroj besimtarëve haxh të pranuar si dhe kërkoi nga ata dua dhe lutje.

Ndërkohë grupi i parë i besimtarëve është nisur ditën e shtunë me 19 Gusht.

Haxhi është një prej pesë kushteve të fesë islame, ku secili besimtar që ka mundësi duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë.

Të gjithë haxhijtë shqiptarë kanë arritur shëndosh e mirë dhe janë akomoduar në hotele.

Këtë vit, janë reth 490 besimtarë myslimanë nga Shqipëria që pritet të kryejnë ritualin e haxhit, ndërkohë që çdo vit rreth 5 milionë myslimanë nga mbarë bota, mblidhen në Qabe për të kryer këtë adhurim.

Me duanë që të kthehen shëndoshë e mirë dhe me Haxh të pranuar!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë