KMSH0006

Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, priti sot në zyrën e tij biznesmenin nga Kuvajti, z. Mohammad Al–Faresi.

Kryetari Bruçaj, pasi i uroi z. Al-Faresi mirëseardhjen dhe e falënderoi për vizitën, e njohu atë me veprimtarinë dhe arritjet e deritanishme të institucionit.

Z. Al-Faresi shprehu vlerësimin e tij të lartë për institucionin zyrtar të myslimanëve të Shqipërisë dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në të mirë të shoqërisë shqiptare.

Duke shprehur gatishmërinë e tij për mbarëvajtjen e institucionit, ai dhuroi shumën 67 mijë euro, në mbështetje të projektit për dixhitalizimin e fondit arkivor të KMSH-së në Arkivin Qendror të Shtetit.

“Ky është fillimi i një bashkëpunimi të mbarë dhe një kontribut i rëndësishëm që vjen në momentin e duhur, duke shërbyer në njohjen e historikut dhe kontributit të institucionit në periudha të ndryshme kohore”, tha z. Al-Faresi.

Kryetari Bruçaj e falënderoi z. Al-Faresi për këtë akt bamirësie, si dhe u lut për shtimin e shembujve të tillë nga biznesmenë vendës e të huaj.

Ai theksoi gjithashtu se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i hapur për bashkëpunim dhe mirëpret çdo nismë të dobishme që i kontribuon gjallërimit të jetës fetare, kulturore e shoqërore.

28 gusht 2015

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë