Më 9 prill, në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, organizon programin artistik, “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të – Krenaria e Njerëzimit”.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA”, organizojnë për të njëmbëdhjetin vit radhazi, programin “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të – Krenaria e Njerëzimit”.
Në këtë event artistiko-fetar, dedikuar Profetit Muhamed a.s., do të interpretojnë emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar.
Të ftuar në këtë organizim të KMSH-së do të jenë krerët e lartë të shtetit, personalitete të vendit, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, miq dhe të ftuar nga vendi, trevat shqiptare, rajoni dhe bota.