Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Skender Bruçaj priti në selinë e KMSH-së Avokaten e Popullit, znj. Erinda Ballanca.

Kryetari Bruçaj e falënderoi Avokaten e Popullit për vizitën dhe e njohu atë me aktivitetin e Komunitetit Mysliman,

Gjatë takimit u diskutua rreth ligjeve të besimit, problematika e pronave si dhe njësimi i diplomave të studentëve që kanë studiuar Shkenca Islame ose Teologji në instutucionet arsimore jasht vendit.

Avokatja e Popullit, vlerësoi qëndrimet, punën dhe angazhimin e treguar nga KMSH dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me KMSH-në në disa fusha të ndryshme.

Gjithashtu edhe Bruçaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë