Kanë filluar regjistrimet për Haxhin 2013, të cilat do të zgjasin deri më 2 Shtator 2013. Regjistrimet bëhen pranë myftinive të çdo rrethi ose pranë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Zyra e Haxhit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, i bën thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që duan të kryejnë ritualin e haxhit të nxitojnë për regjistrim sepse koha është e kufizuar, pasi afati i fundit është 2 shtator, dita kur dhe do të mbyllen të gjitha regjistrimet.
Paketa e haxhit për këtë vit është 2700 euro dhe përfshin:
– Transportin ajror vajtje-ardhje
– Transportin me autobuz në Mekë dhe Medine
– Akomodimin në hotele (hoteli Meke 500m larg Xhemerateve)
– Ushqimi, mëngjesi dhe darka (me përjashtim: Mina & Arafat)
– Kurbani, ihrami, ujë zemzem, numra telefoni, etj.
– Shoqërimi nga teologë dhe mjekë përgjatë guidës
Zyra e haxhit bën të ditur se regjistrimet bëhen pranë myftinive të çdo rrethi ose pranë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:
– Pasaporta e vlefshme jo më pak se 6 muaj.
– Për personat që nuk kanë nënshtetësi shqiptare e shoqëruar me lejen e qëndrimit e cila të jetë e vlefshme jo më pak se 6 muaj.
– Fotografi pasaporte 4 copë.
Certifikatë, dëshmi që vërteton lidhjen e gjakut për femrat që janë nën 45 vjeç.
– Vaksina kundër meningjitit, me afat jo më pak se 10 ditë, dhe jo më shumë se tre vjet.
Haxhi është vizita që kryhet në Qabe dhe në vendet e bekuara përreth saj, me qëllim përmbushjen e një adhurimi fetar në një interval të caktuar kohor. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, ku çdo besimtar e ka obligim të shkojë të paktën njëherë në jetë nëse ka mundësi.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon ekskluzivisht Haxhin, për të tretin vit radhazi.
Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në:
e-mail: [email protected]
Cel: 067 30 48 877
Cel: 069 81 55 523
web: www.kmsh.al