Kryetari i KMSH-së priti në një takim Zv/Myftiun e Rusisë, Dr. Damir Mukhetdinov.
Kreu i KMSH-së z. Bruçaj e njohu z. Mukhetdinov me historikun e Institucionit të KMSH-së dhe rolin që ai ka në shoqërinë shqiptare.
Më pas kreu i KMSH-së dhe zv/myftiu i Rusisë kanë shkëmbyer eksperiencat e dy institucioneve që përfaqësojnë.
Gjatë takimit u diskutua mundësia e organizimit të konferencave të përbashkëta dhe botimeve të literaturës islame.
Zv/myftiu i Rusisë vlerësoi qëndrimet e KMSH ndër vite si edhe rolin e saj aktiv në promovimin e vlerave të besimit nëpërmjet edukimit të brezave të rinj.
Gjithashtu z. Bruçaj dhe z. Mukhetdinov shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Pas takimi zv/myftiu i Rusisë vizitoi edhe Xhaminë e Namazgjasë. Kreu i KMSH-së e njohu me ecurinë e punimeve dhe elementët që do të këtë xhamia pas përfundimit.