Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”, ndërmarrin fushatën e bamirësisë në ndihmë të 1000 familjeve me vështirësi ekonomike në mbarë vendin tonë.

Fushata konsiston në shpërndarjen e pakove me ndihma të ndryshme ushqimore. Fillimisht pakot me nga 74 kg ushqime bazike secila do t’ju dorëzohen përfaqësuesve të KMSH-së në çdo qytet të vendit, më pas këta të fundit do t’jua shpërndajnë familjeve në nevojë.

Fushata nisi në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Fyez Al Temyat dhe disa përfaqësues të shoqatës shpërndanë një pjesë të pakove për disa nga familjet në nevojë të kryeqytetit, më pas shpërndarja e pakove do të vazhdojë sipas planit në çdo qytet të vendit.

Në fjalën e tij nënkryetari i KMSH-së falënderoi Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” për bashkëpunimin me KMSH-në në shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

“Kjo qendër ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë në mbarë vendin. Sot ata ndodhen në Shqipëri për të shpërndarë 74 ton ndihma në mbarë vendin nëpërmjet punonjësve të KMSH-së. Me këtë rast dua të falënderoj ambasadën e Arabisë Sauditë në Tiranë, Mbretërinë e Arabisë Saudite, dhe të gjithë kontribuuesit”, – tha z. Spahiu.

Ndërsa i ngarkuari me punë i Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë falënderoi KMSH-në për bashkëpunimin dhe tha se është i nderuar që merr pjesë në shpërndarjen e ndihmave që ofrohen nga qendra e Mbretit Selman për ndihmat.

“Qendra e Mbretit Selman për ndihmat e shtrin aktivitetin e saj të ndihmave në mbarë botën. Falë bashkëpunimit me KMSH-në një pjesë të ndihmave do ta shpërndajmë për 1000 familje në nevojë në Shqipëri. Lus Allahun që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me tej”, – tha z. Fyez Al Temyat.

      

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë