Kreu i KMSH-së ka marrë pjesë në disa leksione të hapura në Universitetin e Chikagos dhe në Universitetin DePaul.

Në referimin e tij ai foli mbi bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Shqipëri. Ai e njohu auditorin me jetën fetare në Shqipëri gjatë periudhës së sistemit komunist dhe pas rrëzimit të tij si dhe referoi mbi marrëdhëniet mes komuniteteve fetare të vendit tonë.

Ai shtoj se shembulli i bashkëjetesës fetare në Shqipëri është një model që duhet ndjekur edhe nga vende të tjera.

Kreu i KMSH-së me prezantimin e tij ka ngjallur mjaft interes tek auditori duke bërë një leksion të hapur interaktiv, me pyetje dhe përgjigje të ndërsjellta.

Kryetari i KMSH-së ndodhet prej disa ditësh në SHBA, ku do të ketë disa takime dhe vizita të ndryshme në ditët në vijim.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë