Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj në kuadër të vizitës së tij në SHBA, i shoqëruar nga nënkryetari z. Lauren Luli kanë vizituar Qendrën Islame Shqiptare në Chicago.
Gjatë vizitës kreu i KMSH-së pati një takim me imamin dhe bordin drejtues të kësaj qendre ku bashkëbiseduan mbi disa çështje të ndryshme të komunitetit mysliman në SHBA.
Në këtë qendër z. Bruçaj mbajti një ligjërat para xhumasë, ndërsa nënkryetari i KMSH-së mbajti hutben e xhumasë.
Kryetari falënderoi imamin e xhamisë, z. Ejup Jakupin, drejtuesit dhe anëtarët e xhamisë për mikpritjen.
Bruçaj në ditët në vijim do të vizitojë dhe qendrat e tjera shqiptare te cilat operojnë në Chicago.