Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj prej disa ditësh i shoqëruar nga nënkryetari z. Lauren Luli vijojnë vizitat e punës në SHBA.

Vizita e radhës ka qenë Xhamia Kenosha, një nga xhamitë më të vjetra të shqiptarëve në SHBA.

Gjatë vizitës kreu i KMSH-së pati një takim me imamin, bordin drejtues dhe xhematin e kësaj xhamie.

Xhamitë Shqiptare në SHBA kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në forcimin e identitetit mysliman tek shqiptarët të cilët jetojnë në SHBA.

Me anë të aktiviteteve të ndryshme ata kanë kontribuar edhe në forcimin dhe promovinin e vlerave të traditës kombëtare.

Xhamia Kenosha është pjesë e Qendrës Islame Amerikane Shqiptare në Wisconsin.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë