Këshilli i Qarkut Shkodër i ka akorduar Myftiut të Shkodrës, z. Muhamed Sytari titullin “Nderi i Qarkut Shkodër”, me motivacionin: “Si veprimtar i shquar për forcimin e mëtejshëm të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në Qarkun Shkodër. Për mbështetjen shpirtërore dhe përkrahjen e njerëzve dhe në veçanti të atyre që përballen me vështirësi.”

Ky titull iu akordua myftiut të Shkodrës në ceremoninë e promovimit të librit më të ri të tij, “300 Hadithe”.

Pas marrjes në dorëzim të këtij titulli të lartë, Myftiu tha se ky vlerësim është përgjegjësi, por mbi të gjitha, ai i përket angazhimit të imamëve, prijësve fetarë të Shkodrës dhe besimtarëve, që dijnë të ruajnë vlerat e besimit dhe në veçanti frymën e harmonisë në mesin e besimeve.

Ai tha se kjo vlerë është një amanet shekullor, që duhet ta ruajmë e ta kultivojmë tek breznitë e ardhshme, si një mirësi e paqes dhe bashkëjetesës në vendin tonë.

Të pranishë në këtë mbrëmje ishin, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, përfaqësues të instuticioneve vendore dhe lokale, përfaqësues të komuniteteve fetare, intelektualë dhe besimtarë.

Myftinia e Shkodrës për të gjithë të pranishmit shtroi edhe iftarin e rastit.

   

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë