Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i bën thirrje të gjithë të interesuarve për kryerjen e Haxhit të nxitojnë të regjistrohen pasi afati i fundit i regjistrimeve është data 2 shtator 2013.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:
– Pasaporta e vlefshme jo më pak se 6 muaj.
– Për personat që nuk kanë nënshtetësi shqiptare e shoqëruar me lejen e qëndrimit e cila të jetë e vlefshme jo më pak se 6 muaj.
– Fotografi pasaporte 4 copë.
– Certifikatë, dëshmi që vërteton lidhjen e gjakut për femrat që janë nën 45 vjeç.
– Vaksina kundër meningjitit, me afat jo më pak se 10 ditë, dhe jo më shumë se tre vjet.
Regjistrimet bëhen pranë myftinive të çdo rrethi ose pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Shënim:
Organizimi i haxhit është ekskluzivitet i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe i askujt tjetër.
Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në:
e-mail: [email protected]
Cel: 067 30 48 877
Cel: 069 81 55 523
web: www.kmsh.al