Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shtroi iftar për besimtarët e zonës së Lanabregasit, në respekt të muaji të bekuar të Ramazanit.
Të pranishëm në iftarin e shtruar nën kujdesin e ambasadorit, z. Donald Lu ishte kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu, kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi, kryegjyshi i Bektashinjve, H.Dede Edmond Brahimaj, përfaqësues të tjerë të KMSH-së, punonjës të ambasadës dhe besimtarë të zonës së Lanabregasit.
Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Donald Lu falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen dhe iu uroi atyre agjërim të pranuar.
Gjithashtu z. Lu falënderoi edhe komunitetin mysliman të lanabregasit dhe imamin Selim Tota për kujdesin e treguar për familjet e reja rome të vendosura në këtë zonë.
Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për respektin dhe shtrimin e iftarit për banorët e zonës.