Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, shtroi një iftar, ku morën pjesë, përfaqësuese të botës së mendimit, biznesit, artit, politikës, medias, drejtuese të shoqatave të ndryshme, si dhe përfaqësuese të shoqërisë civile dhe botës akademike.
Të pranishmet i përshëndeti Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH, znj. Fatma Karaj, e cila theksoi se Ramazani është muaji i mëshirës, përkushtimit dhe dashurisë për Zotin.
“Muaji i Madhërueshëm i Ramazanit është një muaj i bekuar për të gjithë ne, si dhe një mundësi e re për të trokitur në portën e të Gjithëmëshirshmit. Ramazani është simbol i dashurisë, respektit, sakrificës, durimit, vllazërisë, bashkimit e shumë virtyteve të tjera.”, tha znj. Karaj
Ajo gjithashtu falenderoi pjesëmarrëset në iftar për bashkëpunimin që kanë pasur me Zyrën e Gruas, si dhe për kontributin që ata kanë ofruar, për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme.