simpozxiumi haxhit - shkoder (1)Ditën e xhuma, më 30 gusht 2013, Komuniteti Mysliman dhe Myftinia Shkodër, kanë ftuar haxhilerë shkodranë ndër vite dhe besimtarë që janë përgatitur për haxhin e këtij viti, për të marrë pjesë në aktivitetin fetar me temë: “Haxhi- udhëtimi i jetës…”.

Aktiviteti ka nisur me leximin e një pjese kur’anore nga Ervin Metani. Më pas, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, nëpërmjet argumenteve historike dhe fotove të vjetra, ka nxjerrë në pah traditën e kryerjes së Haxhit nga myslimanët e Shkodrës ndër vite e shekuj. Ai ka përmendur se viti 1937 ka qenë viti i fundit i shkuarjes së shkodranëve në haxh, traditë që nisi të ringjallej vetëm në vitin 1991 dhe që vijon pa ndërprerje deri sot.

Myftiu ka falënderuar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për këtë iniciativë pozitive për të nxitur besimtarët drejt kryerjes së kësaj shtylle të rëndësishme prej pesë shtyllave të Islamit.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Gazmend Aga, në referatin e tij para të pranishmëve, ka nxjerrë në pah vlerat e mëdha që ka haxhi në organizimin e besimtarëve dhe ndryshimin e jetës së tyre drejt vlerave të besimit. Ai ka pohuar se emocionet e mëdha që përjetohen në haxh, janë dëshmi e besimit dhe e lidhjes që myslimanët kanë me njëri-tjetrin dhe fenë e tyre të pastër.

Aktiviteti ka vijuar edhe me udhëzimet dhe sqarimet rreth ritualit të Haxhit, nga Përgjegjësi i Zyrës së Haxhit, H. Hamdi Çurri. Në fjalën e tij ai është ndalur te rëndësia që ka informimi i haxhinjve të ri para udhëtimit të tyre drejt vendeve të shenjta, në mënyrë që haxhi i tyre të jetë sa më i saktë dhe i plotë.

Në fund, aktiviteti u shoqërua edhe nga një koktej.

/Drita Islame/


simpozxiumi haxhit - shkoder (2)simpozxiumi haxhit - shkoder (3)simpozxiumi haxhit - shkoder (4)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë