Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj priti në një takim pune z. Mevlud Dudiç, Kryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë.
Gjatë bashkëbisedimit të tyre ata u ndalën në aktualitetin e sotëm të çështjeve fetare në vendet përkatëse. Veçojmë këtu organizimin e haxhit për këtë vit kalendarik, sfidat e xhematit dhe problematikat e kohës, si dhe ndanë eksperiencat e dy institucioneve që përfaqësojnë në aspekte të ndryshme fetare e shoqërore.
Të dy krerët e komuniteteve fetare shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar e për të forcuar më tej marrëdhëniet e dy institucioneve në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Në takimin e zhvilluar sot në ambientet e KMSH-së ishte i pranishëm gjithashtu edhe Myftiu i Shkodrës z. Muhamed Sytari.
Në fund të takimit ata shkëmbyen disa dhurata simbolike ndërmjet tyre, për të vazhduar më tej me vizitën e zhvilluar në Xhaminë e Namazgjasë.