Me ftesë të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Serbisë, Dr. Mevlud ef. Dudiç, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skënder Bruçaj mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 25 vjetorit të themelimit të këtij komuniteti, ceremoni e cila u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame në Novi Pazar.
Fillimisht delegacioni i KMSH-së me në krye H. Skënder Bruçaj, zhvilluan një vizitë në ambientet e Meshihatit të Sanxhakut, ku u pritën nga Dr. Dudiç dhe kreu i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës Reis’ul Ulema Husein Kavazoviç, me të cilët u fol për bashkëpunim midis bashkësive në çështje të interesit të përbashkët.