Kryetari i KMSH H. Skënder Bruçaj, uron Myftiun e Kosovës Naim ef. Tërnava për zgjedhjen e tij si kryetar i BIRK

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skënder Bruçaj bashkë me një delegacion të këtij instirucioni zhvilluan sot një vizitë zyrtare në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u pritën nga Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava dhe drejtuesit e tjerë të lartë të BIRK.

Gjatë kësaj vizite kreu i KMSH-së i ka uruar myftiut Tërnava zgjedhjen në detyrën e kryetarit të BIRK, duke i uruar sukses dhe prosperitet në dobi të mbarë besimtarëve myslimanë të Kosovës si dhe ka vlerësuar rolin e jashtëzakonshëm që luan Bashkësia Islame e Kosovës në të gjitha fushat e jetës.

Ata kanë folur për vazhdimin dhe rritjen e bashkëpunimit institucional midis bashkësive islame në trojet shqiptare dhe me gjerë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë