Të priftë e mbara, vëlla Bujar

Me rastin e zgjedhjes së Bujar Spahiut në krye të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, në emrin tim personal, të BFI të RMV, si edhe në emrin e të gjithë besimtarëve muslimanë të vendit, shpreh urimet më të përzemërta dhe dëshirën që KMSH të vazhdojë punën e vet të sukseshme duke e avancuar edhe më shumë pozitën e Islamit dhe të besimtarëve myslimanë të Shqipërisë.

Të priftë e mbara vëlla Bujar, Allahu xh.sh. të ndihmoftë në realizimin sa më të sukseshëm të funksionit tënd të ri që bartë me vete shumë përgjegjësi dhe shumë vështirësi por që nga ana tjetër është shumë fisnik sepse synon të mirën e përgjithshme të besimtarëve muslimanë.

Urojmë që bashkëpunimi i dy bashkësive tona fetare simotra të vazhdojë e të intensifikohet edhe në të ardhmen në mënyrën më vëllazërore, gjithnjë në interes  të popullit tonë dhe të besimtarëve të islamit.

Allahu xh.sh. qoftë me ju dhe me Komunitetin Musliman të Shqipërisë

Reisul Ulema i BFI në RMV

h.Sulejman ef. Rexhepi

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë