Drejtori i AIITC-së, Dr. Ardian Muhaj në emrin e tij personal, Bordit Drejtues dhe stafit të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam kanë uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.
Urimi i plotë:
Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!
I nderuar H. Bujar Spahiu! Kam kënaqësinë që, në emrin tim personal, Bordit Drejtues dhe stafit të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, t’ju përgëzoj për zgiedhjen tuaj në detyrën e lartë të Kryetarit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Zgjedhja juaj në këtë post ju obligon për të vazhduar misionin fisnik të mbartur si amanet nga hoxhallarët themelues të Komunitetit Musliman të Shqipërisë 96 vite më parë, për të shpalosur dhe rrënjosur vlerat e larta islame në shoqërinë shqiptare, në të mirë të vendit dhe të popullit tonë. Duke pasur parasysh situatën globale të Islamit sot, koha ju ka vënë përpara detyrës madhore për përfaqësim sa më dinjitoz të Islamit dhe të muslimanëve shqiptarë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Me këtë rast, shpreh urimet më të mira për ju dhe KMSH, për suksese të mëtejshme dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit të frytshëm mes nesh në shërbim të Islamit, kulturës dhe vlerave të tij.
Me respekt,
Drejtori i AIITC
Dr.Ardian Mullaj