Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit drejtorin e Fondacionit Mirënjohja, z. Samed Shehu.

Drejtori i Fondacionit Mirënjohja i uroi kreut të KMSH-së suksese e mbarësi në udhëheqjen dhe drejtimin e Komunitet Mysliman të Shqipërisë.

Gjatë takimit u dikutua mbi projekte të përbashkta dhe veprimtari të dobishme sociale, edukative, kulturore, fetare e bamirësie.

Kreu i KMSH-së shprehu falënderimet ndaj z. Shehu për urimin dhe shtoi se bashkëpunimi me Fondacionin Mirënjohja do të vazhdojë në shumë fusha të ndryshme.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë