Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu, priti në një takim imamët e Myftinisë së Krujës së bashku me Myftiun z. Erjol Haxhiu.
Kryetari i KMSH-së i falënderoi imamët për kontributin e tyre të vyer dhe theksoi se KMSH do të jetë në mbështetje të tyre në mënyrë që suksesi në kumtimin e Islamit të jetë sa më i madh.
Myftiu i Krujës, z. Haxhiu dhe imamët i uruan suksese Kryetarit Spahiu në misionin e tij fisnik në shërbim të besimtarëve.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme mbi mënyrat dhe përmirësimin e shërbimit ndaj besimtarëve.
Kryetari Bujar Spahiu i inkurajoi imamët të vazhdojnë punën e tyre në përhapjen e mesazhit të drejtë të Islamit.
Ndërsa imamët gjatë takimit diskutuan mbi punën e tyre të përditshme, marrëdhëniet me besimtarët dhe dhanë mendime të ndryshme mbi metodat e kumtimit.