Ambasadori i Polonisë, z. Karol Bachura ka uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.
Në urimin e tij, z. Bachura shpreh konsideratën e tij dhe bindjen e plotë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nën drejtimin e z. Spahiu dhe Ambasada e Polonisë do të kenë një bashkëpunim të frytshëm në kuadër të harmonisë ndërfetare në Shqipëri.
Urimi i Plotë
Zotit Bujar Spahiu
Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar
Tiranë
I nderuar Kryetar, e prita me kënaqësi lajmin mbi zgjedhjen Tuaj në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Mbetem shpresëplotë që me Ju në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar, sikundër deri më sot, do të kemi bashkëpunimin të frytshëm në kuadër të Komitetit Ndërfetar Shqiptar.
Mbarësi në përmbushjen e misionit fisnik.
Me respekt
Karol Bachura
Ambasador