Kryetari i Komunitetit Mysliman H. Bujar Spahiu, priti në një takim imamët e Myftinisë së Fierit së bashku me Myftiun z. Taulant Bica dhe ish myftiun e këtij qyteti, z. Karafil Mane.

Kryetari i KMSH-së i falënderoi imamët për kontributin e tyre të vyer dhe theksoi se KMSH do të jetë në mbështetje të tyre në mënyrë që kumtimi i Islamit të jetë në formën më të mirë të mundshme.

Myftiu i Fierit, z. Bica dhe imamët i uruan suksese Kryetarit Spahiu në misionin e tij fisnik në shërbim të besimtarëve.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme mbi mënyrat dhe përmirësimin e shërbimit ndaj besimtarëve.

Kryetari Bujar Spahiu i inkurajoi imamët të vazhdojnë punën e tyre në përhapjen e mesazhit të drejtë të Islamit dhe përcjelljen e vlerave morale dhe shoqërore.

Ndërsa imamët gjatë takimit diskutuan mbi punën e tyre të përditshme, marrëdhëniet me besimtarët dhe dhanë mendime të ndryshme mbi metodat e kumtimit.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë