Myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të Myftinisë dhe anëtari i Këshillit të përgjithshëm, z. Arben Ramkaj si dhe Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, z. Ervin Saraçi, vizituan sot Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.
Në fjalën e tyre ata e uruan z. Spahiu për zgjedhjen si Kryetar të KMSH-së dhe e siguruan atë për vazhdimësinë e kontributit në myftininë e këtij rrethi.
Nga ana e tij, Kryetari i KMSH-së i falënderoi ata për vizitën dhe u ndal në diskutimin e tematikave të ndryshme në lidhje me këtë myftini.
Në fund të takimit, përfaqësuesit e myftinisë së Elbasanit i dhuruan z. Spahiu simbolikën e qytetit të Elbasanit.