Myftiu i Kukësit, z. Islam Hoxha, i shoqëruar nga imamët e këtij rrethi, vizituan Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu me rastin e zgjedhjes së tij në krye të institucionit.
Gjatë vizitës ata shkëmbyen mendime të ndryshme rreth punës së përditshme të imamëve në rrethin e Kukësit si dhe uruan Kreun e KMSH-së për zgjedhjen e tij në krye të KMSH-së, duke shprehur dëshirën për një mandat sa më frytdhënës në të mirë të besimtarëve myslimanë.
Kryetari, z. Spahiu, i falënderoi ata për vizitën dhe urimet si dhe shprehu vlerësimet e tij për punën e përditshme të imamëve, Myftiut apo të gjithë atyre që kontribuojnë në të mirë të Islamit në rrethin e Kukësit.