Ambasadori i Italisë, z. Alberto Cutillo ka uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.

Në urimin e tij, z. Cutillo shpreh konsideratën e tij dhe bindjen e plotë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nën drejtimin e z. Spahiu do të vazhdojë marrëdhëniet e mira me Ambasadën e Italisë dhe do të impenjohet për të mbajtur dhe forcuar klimën e harmonisë ndërfetare në vend.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë