Në xhaminë e re e ndërtuar në Selitë të Tiranës, ditën e diel, 29 Shtator 2013, u organizua një program i shkurtër me fëmijët jetimë, ku u këndua Kuran dhe u shpërndanë dhurata për ta.
Pas faljes së namazit të Ylesë fëmijët kanë kënduar Kur’an, ndërsa donatori Kuvajtjan pas shpërndarjes së dhuratave të ndryshme, foli mbi besimin islam dhe mbi bukuritë e xhenetit (parajsës).
Imami i Xhamisë së Selitës Erjol Haxhiu, ka falënderuar donatorin nga Kuvajti, duke u shprehur se programe të tilla ngrohin më shumë zemrën e këtyre fëmijëve.
Komunitetit Mysliman i Shqipërisë në kuadër të ardhjes së ndihmë të shtresave në nevojë, organizon programe të tilla në të gjitha xhamitë e vendit.
/Drita Islame/