Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim drejtorin e Fondacionit Mirënjohja për Europën dhe Ballkanin z. Mahmoud el-Nexhdi.

Drejtori i Fondacionit Mirënjohja për Europën dhe Ballkanin e uroi kreun e KMSH-së për suksese e mbarësi në udhëheqjen dhe drejtimin e Komunitet Mysliman të Shqipërisë.

Gjatë takimit u bisedua mbi projekte të përbashkëta dhe veprimtari të dobishme sociale, edukative, fetare e bamirësie në shërbim të Islamit, kulturës dhe vlerave të tij.

Kreu i KMSH-së dhe drejtori i Fondacionit Mirënjohja për Europën dhe Ballkanin diskutuan gjithashtu edhe për disa projekte konkrete në ndërtimin e xhamive, qendrave fetare, kulturore dhe sociale, të cilat do të vihen në shërbim të besimtarëve dhe banorëve të zonave përkatëse.

Kreu i KMSH-së shprehu falënderimet ndaj z. Mahmoud el-Nexhdi për urimet dhe shtoi se bashkëpunimi i frytshëm me Fondacionit Mirënjohja do të vazhdojë në shumë fusha të ndryshme.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë