Ambasadorja e Sllovenisë në Tiranë, Shkëlqesia e saj, znj. Lea Stančič, uron Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.
Në urimin e saj, znj. Stančič shpreh bindjen se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nën drejtimin e z. Spahiu, do të përmbushë të gjitha përgjegjësitë fetare, sociale e kulturore që ka në shoqëri.
Urimi i plotë
Dëshiroj të shpreh urimet e mia të sinqerta mbi zgjedhjen tuaj në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Ju uroj çdo sukses të mundshëm në përmbushjen e synimeve të ardhshme në këtë detyrë.
Lea Stančič
Ambasadore e Republikës së Sllovenisë