Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim Kryetarin e Tarikatit Rufai, Shejh Qemaludin Reka.

Pasi i shprehu urimet kreut të KMSH-së me rastin e zgjedhjes së tij në krye të institucionit, z. Reka u ndal në marrëdhënien e deritanishme të tarikatit që ai përfaqëson dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke e vënë theksin mbi unitetin dhe bashkëpunimin dypalësh.

Kryetari Spahiu e falënderoi z. Reka për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e tij për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve ndërmjet këtij tarikati dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë