Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim në selinë e institucionit, Ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, z. Mohamed Khalil.

Bashkëbisedimi ndërmjet tyre u përqendrua mbi marrëdhëniet e deritanishme të të dy institucioneve.

Më tej, Ambasadori z. Khalil, i shprehu Kryetarit Spahiu urimet e tij personale, urimet e Shejhut të Ez’herit, Prof. Dr. Ahmed Tajib dhe të Ministrit të Vakfeve të Egjiptit, Prof. Dr. Mohamed Mokhtar Xhum’a, me rastin e zgjedhjes së z. Spahiu në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si dhe i uroi atij punë të mbarë në përmbushjen e përgjegjësive në shërbim të besimtarëve myslimanë dhe shoqërisë së vendit tonë.

Nga ana e tij, Kryetari Spahiu, e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe urimet e përcjella në emër të Shejhut të Ez’herit dhe Ministrit të Vakfeve të Egjiptit, dhe shprehu vullnetin e tij për ti forcuar më tej marrëdhëniet ndërmjet institucioneve në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë