Nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon përpjekjet për destabilizimin e kësaj bashkësie me në Krye, Reisin H. Sulejman ef. Rexhepi.

Bashkësitë fetare Islame janë autonome në funksionimin e tyre. Ndërhyrja në çështjet e brendshme organizative, cenon jo vetëm institucionin por të gjithë besimtarët myslimanë të vendit në fjalë, si dhe harmoninë, bashkëjetesën dhe paqen sociale në një vend multietnik siç është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ngjarje të tilla, të ndodhura në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, lëndojnë rëndë ndërgjegjen e besimtarëve myslimanë jo vetëm të Maqedonisë por të gjithë rajonit. Inkurajojmë të gjithë besimtarët myslimanë në RMV që të jenë të bashkuar rreth Rijasetit të BFI-së, sepse kjo është përgjigja më e mirë ndaj sfidave të kësaj natyre.

KMSH do të jetë në mbështetje të vazhdueshme institucionale dhe vëllazërore të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që situata të tilla të kalojnë paqësisht dhe të zgjidhen në shërbim të fesë Islame dhe besimtarëve myslimanë të vendit fqinj.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë