Në kuadër të Muajit të Bekuar të Ramazanit, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, shtroi një darkë iftari për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Përpos stafit të institucionit, në iftar ishin të pranishëm gjithashtu edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare të vendit, deputetë, gazetarë, drejtues institucionesh publike e private, personalitete dhe myftinj të rretheve të ndryshme të vendit.
Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Kuvendit u ndal në vlerat humane që kultivon për shoqërinë tonë të përbashkët muaji i Ramazanit.
“Muaji i Ramazanit është një mundësi e madhe për të shpalosur ndjenjën e vëllazërisë, të dashurisë për njëri-tjetrin, dhe për atdheun tonë”- tha ndër të tjera z. Ruçi.