Në kuadër të muajit të Bekuar të Ramazanit, mbrëmjen e djeshme Myftinia e Fierit shtroi iftar për besimtarët e qytetit.

Në këtë iftar ishin të pranishëm myftiu i Fierit, z. Taulant Bica, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu, personalitete të qytetit, imamë dhe besimtarë.

Në fjalën e tij përshëndetëse myftiu i Fierit, z. Bica falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe u uroi atyre agjërim të pranuar.

Më pas përshëndeti kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu ku theksoi se sofra e Iftarit dëshmon qartë shpirtin e unitetit, vëllazërisë, solidaritetit, paqes dhe dëshirës për të bërë mirë dhe për të qeni i dashur me të tjerët.

Pas Iftarit kryetari i KMSH-së ishte në Xhaminë e Qendrës në Fier, ku pas namazit të jacisë mbajti një ligjëratë të shkurtër për besimtarët.

“Ramazani është një shtysë themelore në jetën e njeriut i cili i ndryshon dhe përmirëson sjelljet,  ndriçon shpirtin dhe përmirëson raportin me Allahun dhe njerëzit. Jemi në ditët e fundit të Ramazanit, dhe i lutemi Allahut të na i ketë pranuar agjërimin, namazet, lutjet dhe veprat tona të mira”, tha ndër të tjera kryetari i KMSH-së.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë