Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim Drejtorin e Departamentit të Projekteve Ndërkombëtare pranë Qatar Charity, z. Khalid Abdullah al-Yafie i cili shoqërohej nga Drejtori i Qatar Charity në Shqipëri, z. Shawki Abou Seif.
Diskutimi ndërmjet tyre u ndal në bashkëpunime në fusha të ndryshme si qëllim shërbimin ndaj besimtarëve në mbarë vendin tonë.
Në fjalën e tij, Kryetari i KMSH-së e falënderoi për kontributin mbi 20 vjeçar të qatar charity dhe u ndal në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve.
Bashkëbisedimi vijoi më tej mbi projekte konkrete për të ardhmen.