Hafiz Sherif Langu lindi në qytetin e Dibrës së Madhe më 1877.

Përgjatë gjithë jetës së tij zhvillon një aktivitet të dendur në dobi të çështjes kombëtare.

Me personalitetin e tij fetar, patriotik dhe si luftëtar e udhëheqës popullor ishte bërë figura më e dashur në mbarë Dibrën. Është kjo arsyeja që së bashku me Haxhi Vehbi Agollin (Dibrën) u zgjodhën përfaqësues të saj për në Kuvendin Kombëtar të Vlorës.

Që në moshën 17 vjeçare ishte në lidhje të ngushta me atdhetarët Said Najdeni, Kadri Fishta dhe Shaqir Daci, mes tyre, me kurajë e guxim iu përvesh punës për propagandimin e shkollës shqipe.

Krahas përpjekjeve të vazhdueshme për shkollën shqipe, së bashku me aktivistë të tjerë luan një rol mjaft të rëndësishëm në organizimin e Kongresit të Dibrës të 23 korrikut 1909.

Më 1941 zhvendoset në Tiranë ku u ngarkua me detyrën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Nga ky post i lartë predikoi prosperitet e tolerancë mes besimeve fetare, dashuri, bashkim vëllazëror fetar e kombëtar.

Si nacionalist i vendosur aspiroi e punoi për Shqipërinë etnike.

Për më shumë rreth jetës së këtij personaliteti mbarë shqiptar ju ftojmë të ndiqni këtë dokumentar të shkurtër!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë