Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një vizitë në selinë e institucionit, Dr. Rexhep Boja, Këshilltari Aktual i Zëvendës Kryeministrit të Kosovës si dhe ish-kryetar i Bashkësisë Islame dhe ish-ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite.
Bashkëbisedimi i tyre u përqendrua mbi një sërë tematikash aktuale që prekin harmoninë ndërfetare të vendit, tolerancën, paqen sociale etj.
Në fjalën e tij, z. Boja, u ndal në marrëdhënien e mirë që karakterizon të dy vendet në rang shoqëror e fetar. Më tej ai vlerësoi punën e KMSH-së në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë shqiptare ndër vite.
Ndërsa z. Spahiu, pasi e falënderoi z. Boja për vizitën e njohu atë me vizionin dhe punën konkrete të KMSH-së për të qenë vazhdimisht një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit shoqëror të vendit.