Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli mori pjesë në ceremoninë e 40-vjetorit të themelimit të Qendrës dhe Xhamise Boshnjako-Shqiptare në Frankfurt si dhe në 30-vjetorin e punës së imamit të kësaj xhamie, z. Ahmed Kajoshaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse myftiu në emër të KMSH-së dhe kryetarit e përgëzoi imamin dhe kryesinë e kësaj xhamie si dhe theksoi se këto institucione janë baza ku ruhet besimi, kultura, vëllazëria dhe harmonia.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të bashkësive islame të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, dhe Malit të Zi, si dhe përfaqësues të qendrave islame Shqiptare në Gjermani.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë