Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: “Menaxhimi Kulturor dhe Intelektual i Diversitetit brenda Jurisprudencës Islame”, e cila u zhvillua në Kairo të Egjiptit.

Në këtë konferencë marrin pjesë personalitete të shquara të jetës fetare dhe akademike, gazetarë dhe studiues të ardhur nga 85 vende të ndryshme të botës.

Konferenca, e cila organizohet nga Myftinia e Egjiptit është mbajtur në datat 15-16 tetor.

Nënkryetaari ishte pjesë e kësaj conference me ftesë të myftiut të Egjiptit, z. Sheuki Ibrahim Al-lam.

Gjatë konferencës nënkryetari i KMSH-së ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të ndryshëm fetarë si dhe me studiues të cilët ishin pjesë e konferencës.

    

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë