Në kuadër të muajit Rabiul Euuel, muajit në të cilin ka lindur Profeti Muhamed a.s, nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica ka mbajtur në xhaminë e Kokonozit (Pazarit të Ri) në Tiranë hytben e radhës mbi shembullin më të përkryer të njerëzimit, Profetin Muhamed a.s.
Gjatë kësaj hytbeje nëkryetari u ndal te vlerat, virtytet, morali, mëshira, dhe shembulli i përkryer i Profetit Muhamed a.s.
Më poshtë po ju sjellim disa nga mesazhet më kryesore të hytbes së nënkryetarit.
Dërgimi i Profetit a.s si i dërguar neë mesin e njerëzve është një mirësi e madhe për besimtarët.
Prefeti ynë nuk është i dërguar vetëm për një popull të caktuar, siç ishin të dërguarit para tij, por i dërguar për mbarë njerëzimin. Dhe kjo është një nga dallimet mes Profetit Muhamed a.s me Profetët e para dërguar. Ndërkohë në Kur’anin Famëlartë për këtë thuhet:
“Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk dinë”.
Profeti ynë a.s nuk është vetëm për njerëzit, por mëshirë për mbarë botën. Kjo në Kur’an pohohet kështu: “Nuk të kemi dërguar ty o Muhamed vetëm se mëshirë për mbarë botën”.
Nuk ka dyshim se, Profeti a.s nuk është i dërguar mëshirë vetëm për njerëzit, por për të gjithë botërat. Profeti Muhamed a.s ishte i mëshirshëm dhe i butë me të gjithë njerëzit dhe krijesat e tjera, për këtë, nuk bënte dallim mes njerëzve.
Për Profetin a.s morali ishte gjithcka. Ai i jepte aq shumë rëndësi moralit të bukur, saqë kur e pyesnin se çështë feja, ai u përgjigjte duke u thënë se feja është morali i bukur.
Profeti a.s gjatë gjithë jetës së Tij ka qenë i drejtë, nuk është larguar as edhe një fije nga drejtësia. Kundrejt çdo njeriu është sjellë i drejtë duke vepruar me ndershmëri.