Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, sëbashku me Myftiun e Tiranës, z. Lauren Luli, morën pjesë në ceremoninë mortore të familjes Lala në Durrës.
Fillimisht ata kryen homazhet në ambientet e Pallatit të Kulturës ku sëbashku me dhjetëra personalitete të tjera publike, i shprehën ngushëllimet e tyre familjarëve dhe të afërmve të familjes Lala.
Më pas, të ndjerët u përcollën për në varrezat e qytetit, ku Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu, priu në namazin e xhenazesë në të cilin morën pjesë dhjetëra besimtarë.
Në fjalën e tij para faljes së namazit, Kryetari Spahiu, ngushëlloi familjarët dhe bëri thirrje për solidaritet dhe mbështetje ndaj njëri tjetrit në këto ditë të vështira.
Në fund ai ju lut Allahut (xh.sh) të mëshirojë të ndarët nga jeta dhe të zbresë mbi kombin tonë qetësi dhe mëshirë.