Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në kuadër të festës së 7 marsit, zhvilloi një program festiv që mblodhi sëbashku mësuese nga të gjitha medresetë e vendit.
Programin e përshëndeti edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili gjatë fjalës së tij foli mbi detyrën fisnike të mësuesisë dhe rëndësisë së arsimit dhe edukimit tek brezat e rinj.
Ndërsa znj. Fatma Karaj, Përgjegjësja e Zyrës së Gruas pranë KMSH-së, në fjalën e saj u përqendrua në punën e përditshme të mësuesve duke e theksuar atë si një mision fisnik në pajisjen e brezave të rinj me njohuri.
Aktiviteti vijoi më tej me ilahi, poezi dhe interpretime të ndryshme kushtuar mësueseve nga nxënëset e medreseve.
Në fund të aktivitetit u shpërndanë edhe disa vlerësime simbolike për mësueset me kontribut të gjatë në fushën e arsimit dhe edukimit.