Më 13 nëntor, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H.Bujar Spahiu mbajti hutben në Xhaminë e Plumbit, Shkodër.
Është bërë traditë, tashmë, mbajtja e hutbes në vendin ku u mbajt “hutbeja e lirisë” 30 vite më parë, pas rikthimit të lirisë së besimit në Shqipëri.
-Një nga komponentët më të rëndësishëm të lirisë së njeriut, është liria për të besuar, theksoi Kryetari Spahiu në hutben tij përpara besimtarëve të shumtë që morën pjesë në faljen e xhumasë në Xhaminë e Plumbit.
Ai i bëri thirrje rinisë për të rritur shkallën e njohjes së të shkuarës, me qëllim që ajo të mos përsëritet më kurrë.