Drejtor: Ejup Lila
Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në marrëdhëniet, zbatimin e programeve dhe marrëveshjeve me komunitetet simotra të shteteve të huaja dhe me organizatat dhe shoqatat islame brenda dhe jashtë vendit.
Ndjek praktikën e vizitave që bëhen në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nga përfaqësues të komuniteteve Fetare Islame dhe përfaqësues shtetërorë të vendeve të huaja si dhe vizitat zyrtare dhe procedurat protokollare që bëjnë drejtues ose delegacione të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë jashtë vendit.
Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë duhet të ketë fakultet teologjik Islam ose arsim të lartë laik. Preferohet të ketë kryer fakultetin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duhet të dijë gjuhën arabe, turke dhe angleze dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.
Drejtoria e marrëdhënieve me jashtë, ndjek me përparësi protokollare udhëzimet e kryesisë për përgatitjen dhe dërgimin e ftesave dhe telegrameve në emër të Kryetarit të Komunitetit Mysliman në rastet e Festave Islame, kombëtare e të aktiviteteve të ndryshme Islame që zhvillon Komuniteti Mysliman. Kjo drejtori përgatit tekstin e telegrameve e të letrave që Komuniteti Mysliman i drejton titullarëve të institucioneve shtetërore, fetare e ambasadave të huaja, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, në raste urimi e ngushëllimi.
Drejtoria protokollare e marrëdhënieve me jashtë, për të gjitha problemet administrative që i dalin, konsultohet me Sekretarin e Përgjithshëm.
Kjo zyrë ka nën kujdes të indeksojë saktësisht emërtimin e titullarëve dhe adresat e institucioneve shtetërore, komuniteteve fetare, tarikateve, ambasadave, shoqatave islame dhe të çdo institucioni që ka lidhje me Komunitetin Mysliman.