Komuniteti Mysliman, nëpërmjet Drejtorisë së Vakëf Investimeve/Financës dhe Myftinisë Tiranë investuan donacionet e besimtarëve në ndërtimin e shtëpisë së z.Elmi Spahiu në Ndroq.
Shtëpia e familjes prej 5 anëtarësh u shkatërrua plotësisht nga tërmeti.
Falë mbështetjes së qytetarëve, kjo familje nga sot do të ketë një shtepi të re dhe me standarde bashkëkohore.
Në momentin e dorëzimit të çelësave dhe dokumentacionit të shtëpisë, familjes së prekur, morën pjesë Myftiu i Tiranës z.Lauren Luli, Kryetari i Bashkisë Tiranë z.Erion Veliaj, Drejtori i Vakf Investimeve dhe Financës, z.Edison Hoti dhe Prefekti i Tiranës Toni Gogu.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ishte një sprovë e madhe për Shqipërinë.
Shumë njerëz humbën jetën, Zoti i mëshiroftë, shumë familje mbetën pa një strehë mbi kokë, të tjera me dëmtime të rënda.
“Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (Kuran, 94:5)
Ajo sprovë e rëndë, nxori në pah një mobilizim të jashtëzakonshëm të popullit shqiptar, qytetarë të thjeshtë dhe biznese u mobilizuan si kurrë më parë.
Besimtarë të shumë iu përgjigjën thirrjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që në ditën e parë të tragjedisë.
Pako ushqimore, mjete të nevojshme për t’iu përgjigjur emergjencës si batanije, veshmbathje, çadra, ishin ndihmat e para që Komuniteti Mysliman shpërndau në disa familje në Durrës, Krujë, Kavajë, Tiranë.
U bë i mundur edhe restaurimi i Medresesë së Tiranës pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon të gjithë qytetarët që dhanë kontributin e tyre dhe iu përgjigjën thirrjes së solidaritetit të KMSH!
Zoti ua shpërbleftë në këtë botë dhe në tjetrën mirësinë e tyre të çmuar!
Gjithashtu, falënderon institucionet shtetërore për lehtësimin e proceduarave të krijuara gjatë ketij procesi!
Zoti e mbrojttë popullin shqiptarë nga sprova të tilla të vështira!