Nisur nga vendimi i datës 08.10.2013, i marrë nga KKT, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ndjen të nevojshme të sqarojë besimtarët dhe opinionin publik se: sikurse u shpreh edhe Kryeministri Rama në deklaratën e tij, projekti i Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë.
Përsa i përket shqetësimit në lidhje me truallin kemi sigurinë e qeverisë se është menduar një zgjidhje e përshtatshme sipas dispozitave ligjore në fuqi.
09.10.2013