Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. bujar Spahiu, sëbashku me Kryeministrin, z. Edi Rama dhe Ministren e Kulturës, znj. Elva Margariti, inspektuan Xhaminë Et’hem Beu në Tiranë në çelje të Muajit të Ramazanit.

Kryetari Spahiu dhe Kryeministri Rama panë nga afër rezultatin e një pune të gjatë, sa të bukur edhe të vështirë, të specialistëve restaurues, për të konsoliduar, restauruar strukturën e xhamisë dhe për të nxjerrë në dritë afresket e mrekullueshme të këtij objekti të rëndësishëm kulti në vendin tonë, njëkohësisht edhe monument kulture me vlera të rralla.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë