DSC_0014Nënkryetari i KMSH-së z. Bujar Spahiu dhe Drejtori i Burimeve Njerëzore z. Dorian Demetja, zhvilluan një vizite pune në Myftininë e Skraparit më 23 Janar 2013, ku u pritën nga Myftiu i këtij rrethi z. Isuf Salkurti.

Myftiu prezantoi aktivitetin e myftinisë përgjatë vitit dhe investimet e pakta që janë bërë nga besimtarë të ndryshëm në lidhje me dy xhamitë dhe ambientin e myftinisë. Gjithashtu u diskutua edhe për shtimin e aktiviteteve fetaro-sociale në këtë rreth.

Përfaqësuesit e KMSh-së vizituan xhaminë e Poliçanit, xhaminë e Çorovodës, si dhe ambientet myftinisë.

Ndërkohë në vijim të këtyre vizitave pune, Nënkryetari Spahiu ka vizituar edhe Myftininë e Hasit, Kukësit dhe Tropojës.

DSC_0008

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë