Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu, mori pjesë, me ftesë të posaçme, në konferencën online të organizuar nga Këshilli Botëror i Komuniteteve Myslimane, me qendër në Abu Dabi.
Konferenca u zhvillua në kuadër të Muajit Bekuar të Ramazanit.
Temë e kësaj konference ishte; “Myslimanët në Europën Juglindore – historia, tradita, kultura…”.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari Spahiu referoi rreth “Historisë së Islamit në Shqipëri, kulturës dhe atdhedashurisë”.
-Myslimanët e shqiptarë kanë qenë gjithmonë krenarë për përkatësine e tyre nacionale dhe atë fetare.
Kjo është e dëshmuar me fakte, pasi në çdo hap të mevetësisë dhe shtetformimit dijetarët myslimanë janë në pararojë me kontributin e tyre.
Ne jemi një popull gjeografikisht por edhe kulturalisht europian, të vetëdijshëm për këtë, ne punojmë çdo ditë për përparimin e vendit tonë.
Prezenca e islamit në Shqipëri daton shekuj më parë, pavarësisht sfidave, ne, si Komunitet Mysliman i Shqipërisë, punojmë fort që t’i pajisim brezat me dije e besim për t’i shërbyer fesë dhe kombit, e t’i mbrujtim ata me shpirtin e bashkëjetesës dhe dialogut njerëzor e kulturor.
Ishin këto disa nga pikat ku mbështetej referimin i Kryetarit Spahiu në këtë konferencë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë